Më 16 prill 2025, Prisma organizoi një event të veçantë për të shënuar 4-vjetorin e ProFisc, programit tonë inovativ për fiskalizimin elektronik.
Workshop-i mblodhi klientë, partnerë dhe profesionistë të fushës për një pasdite të mbushur me ide, diskutime dhe eksperienca të vlefshme mbi teknologjinë dhe të ardhmen e fiskalizimit në Shqipëri.
Pikat kryesore të eventit përfshinë:
- Risi të reja në ProFisc, përfshirë integrimet me sisteme ERP dhe automatizimin e faturave hyrëse
- Përvoja reale të përdoruesve dhe përfitimet konkrete të zbatimit të ProFisc
- Bashkëpunim me BKT për zhvillimet e përbashkëta
- Programi Payroll, risitë më të fundit
Një axhendë e pasur me folës inspirues:
- Mirëseardhje
Z. Sokol Qeraxhiu, CEO i Prisma - Prisma, një kompani – shumë risi
Znj. Xheni Kobuzi, COO - ProFisc dhe e ardhmja e fiskalizimit
Znj.Meri Profi, Product Manager ProFisc - Jeta e një kompanie me ProFisc
Znj.Tea Gjini, përfaqësuese e Studio Pustina - Fiskalizimi mes sfidave dhe oportuniteteve
Znj. Rozana Çellmeta dhe Z. Blendi Shqypi, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve - Open Banking në Shqipëri
Z. Denis Hoxha, Drejtor IT, BKT - Payroll & HR në sistemet ERP
Z. Gentian Ruci, ARKIT
Gjithashtu, nuk munguan as momentet e këndshme me shorte, dhurata surprizë dhe shumë bashkëbisedime ndërmjet pjesëmarrësve.
Ky event ishte një falënderim për të gjithë ata që na kanë besuar këto 4 vite. Ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar të sjellim zgjidhje të thjeshta, të shpejta dhe të besueshme për bizneset shqiptare.
Faleminderit që jeni pjesë e rrugëtimit tone!