
Prisma – një emër i ri, i njëjti përkushtim
Ndryshimet janë pjesë natyrale e çdo rritjeje. Sot, me shumë kënaqësi ndajmë me ju një nga hapat tanë më të rëndësishëm: TetraPro ka marrë një identitet të ri dhe quhet tashmë Prisma. Ky nuk është vetëm një ndryshim emri, por një reflektim më i qartë i misionit dhe vlerave që na udhëheqin: inovacioni, efikasiteti dhe afërsia me njerëzit.
Pse Prisma?
Në një treg në zhvillim të vazhdueshëm si ai i teknologjisë dhe shërbimeve IT, ne besojmë se identiteti i një kompanie duhet të pasqyrojë qartësisht vizionin e saj për të ardhmen. Emri Prisma është zgjedhur me kujdes për të përfaqësuar shumëdimensionin dhe aftësinë për të reflektuar e përthithur ndryshime.
Ashtu si një prizëm shpërndan dritën në ngjyra të ndryshme, edhe ne synojmë të jemi të hapur ndaj përmirësimeve.
Çfarë mbetet e pandryshuar?
Edhe pse pamja ka ndryshuar, thelbi ynë mbetet i njëjtë.
Ne jemi ende të njëjtët njerëz që punojmë çdo ditë me përkushtim për t’ju sjellë zgjidhjet më të mira.
✔️ Ekipi – I njëjti staf që ju njihni dhe që ka ndërtuar besimin tuaj ndër vite.
✔️ Shërbimet – Zgjidhjet tona mbeten po aq të besueshme dhe të personalizuara.
✔️ Komunikimi dhe përkushtimi – Më pranë jush se kurrë më parë.
A do të funksionojnë ende kontaktet me @tetrapro.al?
Për të garantuar një kalim të qetë dhe pa ndërprerje:
- Na gjeni tashmë në: www.prisma.al
- Por faqja dhe email-et me @tetrapro.al do të vazhdojnë të funksionojnë gjatë një periudhe tranzitore.
Faleminderit që jeni pjesë e këtij rrugëtimi
Ky ndryshim nuk do të kishte kuptim pa mbështetjen tuaj.
Jemi krenarë për çdo projekt që kemi realizuar bashkë, dhe të emocionuar për gjithçka që do të ndërtojmë në të ardhmen si Prisma.
Një emër i ri, po me të njëjtin përkushtim – për ju.